Banka Botërore ka njoftuar se është duke siguruar një kredi prej 22 milion euro (24.6 milionë $) për një projekt që synon të rivendosë kanalin kryesor të ujit të Kosovës, atë të lumit Ibër.
Sipas njoftimit zyrtar kanali do tw jetë e kapacitetit fillestar të saj tranzit.
Kredia ka maturim prej 25 vjetësh, duke përfshirë 5 vjet periudhë mospagimi.
Kanali është i një sistemi për shumë përdorime si për bartjen e ujit të furnizuar me ujë për prodhimin e energjisë, minierave, industriale, përdorim në fushën e agro-kulturës dhe nevoja shtëpiake. Rajoni, i cili përfshin kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, varet pothuajse tërësisht nga ky kanal për të përmbushur nevojat e saja të ujit.
Projekti do të sigurojë cilësi më të lartë të ujit i cili do të shfrytëzohet nga j gjysmë milioni banorë të Kosovës Qendrore, ka thënë Banka Botërore në një deklaratë në faqen e saj javën e kaluar. Sipas projektit, një rezervuar do të ndërtohet në zonën Mihaliq, e cila do të mundësojë shkurtimin e rrjedhjes së kanalit kurdo që nevojiten.
I ndërtuar në vitin 1970, infrastruktura e këtij kanali është përkeqësuar me kalimin e viteve.
Duke pësuar dëmtime fizike dhe ndotje, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, ndotje nga fermat përreth dhe rrugët si dhe mbeturinat e tjera, kanë ndikuar në kapacitetin transit të kanalit si dhe cilësinë e ujit.
Projekti duhet të përfundojë deri në vitin 2022 nga ministria e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe nga ndërmarrja Hidro Ekonomike Ibër-Lepenc, shoqëri aksionare në pronësi të plotë nga qeveria./Insajderi.com