×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Banka italiane, pritet shkurtimi i 14 mijë vendeve të punës

    Insajderi
    14 December 2016 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Unicredit”, banka më e madhe e Italisë për nga asetet, ka njoftuar planet për të zvogëluar 14.000 mijë vende pune ose rreth 11 për qind të stafit të saj.

    Shkurtimi i vendeve të punëve nga “Unicredit” thuhet se vjen për të rritur buxhetin për 13 miliardë euro gjatë dy viteve të ardhshme, në një përpjekje për të qetësuar investitorët në një kohë vendimtare për sektorin bankar të trazuar të vendit, raporton Independent.

    “Unicredit” ka në plan të përdorin çështjen e aksioneve në mënyrë rekorde për tremujorin e parë të vitit 2017, për të shlyer pothuajse 18 miliardë euro të borxhit të keq nga bilancin i saj dhe profitabiliteti në rritje.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark