
Banka TEB është nderuar me çmimin prestigjioz “Punëdhënësi i Vitit 2024” nga Oda Ekonomike e Kosovës!
Ky sukses nuk është i rastësishëm!
Jemi përkushtuar plotësisht për të krijuar një mjedis pune ku krijimtaria jo vetëm që pranohet, por edhe festohet. Ky çmim është pasqyrim i angazhimit tonë për të ndërtuar një ambient pune që vlerëson inovacionin, bashkëpunimin dhe zhvillimin personal dhe profesional.
Një falënderim i veçantë për Odën Ekonomike të Kosovës për këtë vlerësim dhe për ekipin tonë të jashtëzakonshëm që e bën Bankën TEB një vend të shkëlqyer për të punuar!
Ky është vlerësimi i pestë me radhë i kësaj kategorie që e pranon TEB nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Së bashku, do të vazhdojmë të rritemi dhe të arrijmë suksese të mëdha!
TEB Bankë për një botë në lëvizje