Bankat vazhdojnë t’i “vjelin” qytetarët, NLB rrit nga 1 në 2 % provizionin e këmbimit valutor për pagesë me kartelë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bankat vazhdojnë t’i “vjelin” qytetarët, NLB rrit nga 1 në 2 % provizionin e këmbimit valutor për pagesë me kartelë

    Insajderi
    01 February 2025 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banka NLB ka vendosur që ta rrisë provizionin e këmbimit valutor për pagesë me kartelë, nga 1 deri në 2 %.

    Kjo është një shtesë në faturën e kartelës tuaj të kreditit që shfaqet kur bëni një blerje përmes një monedhe të ndryshme të euros, në ndonjë market apo qendër tregtare në Kosovë,

    Kjo shumë është zakonisht 1 për qind e vlerës së mallit, teksa banka NLB ka vendosur që këtë provizion ta rrisë në 2 %.

    “I/E nderuar, ju njoftojme qe provizioni i kembimit valutor per pagesat me kartela do te ndryshoje nga 1% në 2%, i vlefshem nga data 1.3.2025”, thuhet në njoftimin e kësaj banke.

    Se a do të veprojnë kështu edhe bankat e tjera komerciale, mbetet të shihet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark