Fshati Banjskë i Zveçanit, në veri të Kosovës, është hapur në mesditën e së mërkurës.
Siç raporton REL-i, ,më 24 shtator, afër manastirit të Banjskës ka ndodhur një përleshje e armatosur mes Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur.
Për pasojë janë vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues. Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist.
Zveçani dhe tri komuna tjera në veri janë të banuara me shumicë serbe.
Në mesditën e së mërkurës, është vërejtur se fshati është i zbrazët dhe njerëzit kryesisht janë të mbyllur nëpër shtëpi.
Ata kanë shprehur frikë dhe kanë thënë se nuk e dinë çfarë ka ndodhur.
“Jemi të tmerruar, kemi nevojë që dikush të na tregojë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë një banore e nacionalitetit serb në Banjskë.
Sipas saj, situata e së dielës ka qenë më e rëndë sesa e luftës.
“Në errësirën e parë kemi hyrë në shtëpi”, ka thënë ajo.