Banorët e komunës së Ferizajt, tash e një javë janë duke u përballur me reduktime të ashpra të ujit. Një banor i qytetit të Ferizajit ka treguar për Gazetën Insajderi se nuk kanë ujë të pijshëm me javë.
Gazeta Insajderi
Sipas një banori i cili tregoi për Insajderin, lagjja “Brahi Ademi”, lagjja “Emin Duraku”, e pjesë tjera, qe një javë nuk kanë ujë të pijshëm.
“Janë rritë aq shumë reduktimet e ujësjellësit kurse sasia e prodhimit thuhet se është e njëjta po reduktimet janë në gjithë qytetin që me javë nuk ka ujë nëpër lagje”, tha për Insajderin banori i një lagjje në Ferizaj.
Tutje ai tha për Insajderin se nga kompania nuk iu kanë dhënë informata.
“Kompania nuk jep shumë informatë kjo s’ka ndodhë as niher më parë në vitet e kaluara”.
Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me ujësjellsin në Ferizaj, “KRU Bifurkacioni ShA”, por të njëjtit deri në publikimin e këtij teksti nuk janë përgjigjur.
Insajderi ka kontaktuar edhe me komunën e Ferizajt, të cilët thanë se është kompetencë e KRU Bifurkacionit.
“Kjo nuk është komptencë e Komunës më, është e Bifurfkacionit që tani vetëm ka kaluar me nivel qendror që nga viti 2021”, tha Shefi i Kabinetit të Kryetarit.
Insajderi.org