×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e Fushë Kosovës të mërkurën do mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm

    Insajderi
    26 November 2024 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se banorët e Fushë Kosovës nesër (e mërkurë) nuk do të kenë furnizim me ujë për disa orë për shkak të punimeve teknike në gypin kryesor që furnizon këtë qytet.

    Uji do të ndalet nga ora 08:00 deri në orën 15:00.

    “Ju njoftojmë se për shkak të punimve nga Opertaori Ekonomik i kontraktuar nga KRU ”Prishtina ” sh.a për ndërrimin e rrjetit për furnizim me ujë në qytetin e Fushë Kosovës është planifikuiar që nesër me dt 27.11.2024 prej orës 8:00 deri në ora 15:00 të kemi punime teknike në gypin kryesor që furnizon qytetin e Fushë Kosovës. Ansaj, në kohën e specifikuar do të ketë ndërprejrje të furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

    Sipas njoftimit, ky intervenim bëhet për rritjen e kapacitetve dhe furnizim më të mirë për konsumatorët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark