Banorët e Gushavcit dhe Vinarcit pa energji elektrike që nga pasditja - deklarohet kryetari i fshatrave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e Gushavcit dhe Vinarcit pa energji elektrike që nga pasditja – deklarohet kryetari i fshatrave

    Insajderi
    09 December 2024 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e dy fshatrave në veri të Kosovës, Gushavc dhe Vinarc, janë pa energji elektrike që nga ora 12:00 e pasdites së sotme, ndërkohë që ndërprerja ka ndodhur pa asnjë paralajmërim nga KEDS.

    Kryetari i Këshillit të fshatit, Nazmi Beka, ka thënë për Insajderi se kjo ndërprerje e energjisë ka ndodhur në mënyrë të papritur.

    Ai shtoi se fshatrat kanë një memorandum me KEDS-in që parashikon furnizimin me energji elektrike pa ndërprerje deri në fillimin e pagesës nga ana e pjesës veriore serbe.

    Beka shpjegoi se ky memorandum ka lindur pas kundërshtimeve të qytetarëve lidhur me pagesën e energjisë elektrike dhe vendosjen e orës elektrike, dhe është vërtetuar nga noterët.

    Sipas tij, rryma është ndërprerë pa njoftim paraprak, duke krijuar shqetësim tek banorët.

    “Rryma është ndal pas orës 12:00 pa asnjë paralajmërim. Ne fshatrat Gushavc dhe Vinarc e kemi një memorandum me KEDS të nënshkruar, i vërtetuar edhe nga noteri në të cilin memorandum, pika kryesore është që këto fshatra furnizohen me rrymë me rrjetin e KEDS-it deri në fillimin e pagesës nga ana e pjesës veriore serbe”.

    “…ky memorandum ka rrjedh pas një kundërshtimi që e kanë bë qytetarët për pagesën e rrymës dhe vendosjen e orës elektrike. Kështu pa asnjë paralajmërim është ndalë rryma është ndërpre”.

    Për të gjetur një zgjidhje, Beka njoftoi se sonte do të mbahet një takim me banorët, ku do të diskutohet se si do të veprohet më tej në këtë situatë.

    Theksojmë se ndërkohë që po futen në orën 5 pa rrymë, banorëve iu është vështirësuar mirëqenia, duke pasur parasysh temperaturat e ulëta.





    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark