Kërkohet dislokimi i banorëve të Hades pas tre muajsh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet dislokimi i banorëve të Hades pas tre muajsh

    Insajderi
    13 October 2016 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni parlamentar për Bujqësi ka shqyrtuar draft-rekomandimin për dislokimin e banorëve të Hades dhe Shipitullës, për shkak të jetesës së vështirë të banorëve.

    Anëtarët e këtij Komisioni u pajtuan që sa më shpejtë të nxirret një draft apo një rezolutë  në seancën plenare të Kuvendit.

    Anëtari i këtij Komisioni LDK-ja, Adem Salihaj, tha se brenda një afati tremujor të filloi dislokimi i banorëve të Hades në Shkabaj, aty ku janë siguruar 820 troje.

    Ndërsa, Salih Salihu nga Lëvizja Vetëvendosje, theksoi se jeta e banorëve në Hade është bërë e vështirë, po ashtu edhe për shëndetin e tyre.

    Ai tha se përveç dislokimit, në Hade duhet të bëhet edhe shpronësimi i 400 shtëpive. Forma e dislokimit të banorëve është e lehtë nëse ka një vendim politik, ka deklaruar deputeti Shaip Muja.

    Ai tha se në draft duhet të përfshihet edhe numri i kryefamiljareve të banorëve. Kostoja e shpronësimit dhe dislokimit të çështjes së Hades kapë shumën prej 20 deri 100 milionë euro, por kjo shifër nuk është zyrtare sipas kryetares së Komisionit, Duda Balje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark