Banorët në kantonin Glarus të Zvicrës, kanë marrë pjesë në një një takim, ku kanë kundërshtuar ndalesën për veshjen e burkas, apo veshjes myslimane ku gruaja mbulon komplet trupin dhe fytyrën.
Në takimin e mbajtur në sheshin kryesor në Glarus, banorët kanë kundërshtuar dënimin e grave myslimane që mbajnë burka në publik.
Më herët, qeveria dhe legjislatura e këtij kantoni ku flitet gjermanisht, ka kundërshtuar një ndalesë të tillë.
Ndërkaq kantoni italiano-folës, Ticino është i vetmi kanton nga 26 sa janë në Zvicër, që vitin e kaluar ka votuar pro ndalimit të burkës./rel