Pas këngëtares Suzana Mançiq që i këndoi një këngë për ditëlindje Vladimir Putinit, një tjetër urim ka ardhur për presidentin rus, nga Serbia.
Bëhet fjalë për banorët e jugut të Serbisë, Rashkës, të cilët kanë performuar në një video, duke dërguar urimet e tyre për Putinin.
Të veshur me rroba tradicionale, uniforma ushtarake, fshatarë në traktorë, në oborre e qytet, banorët e Rashkës i kanë dërguar urimet e Putinit, duke i quar mesazh se rusët dhe serbët janë së bashku.
Siç raporton “Telgrafi” i Serbisë, banorët i kanë dërguar mesazh Putinit se së bashku me Rusinë nuk do ta lënë kurrë Kosovën, që serbët i referohen si Kosova e Metohija. Por në video nuk dëgjohet “Kosovo e Metohije”.
Videoja me urime, sipas medieve në Serbi, tregon popullaritetin e madh të Putinit në Rashkë, dhe kjo video është cilësuar si një dhuratë nga Rashka për 64 vjetorin e lindjes së presidentit rus.
Në një moment, një qytetar në video thotë se “jemi 200 milionë së bashku me rusët” teksa një tjetër banorë i thotë Putinit “se kurrë nuk do ta lënë Kosovën e Metohinë”.