Banorët thyejnë rregullat, flasin për nominime – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Banorët thyejnë rregullat, flasin për nominime

    Insajderi
    07 February 2025 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video e publikuar në rrjetin social X (ish-Twitter) ka shkaktuar shumë reagime dhe diskutime nga ndjekësit e spektaklit Big Brother VIP Albania (BBVA).

    Në këtë video, duket qartë se disa prej banorëve kanë diskutuar dhe bërë plane strategjike për nominimet, duke thyer një nga rregullat kryesore të lojës që ndalon bisedat rreth nominimeve.

    Gerta, Loredana dhe Aldo janë kapur në momentin kur diskutonin se cilët banorë duhet të nominohen në rast se ata do të përballeshin me Kutinë e Pandorës, një mundësi që mund të sjellë të drejtën për të nominuar disa banorë direkt.

    Në video, Gerta dëgjohet duke thënë: “Pas një pandore, duhet Gjestin, Rozin dhe Eglin, dhe del Egli nga shtëpia direkt. Këta të tre duhen në atë pandorë”.

    Ky moment ka shkaktuar menjëherë shqetësime tek ndjekësit e spektaklit, pasi thyerja e këtij rregulli mund të ketë pasoja për banorët që janë kapur në këtë diskutim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark