Barack Obama flet për herë të parë për krizën në martesën e tij me Michelle: Kishte një përçarje të thellë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Barack Obama flet për herë të parë për krizën në martesën e tij me Michelle: Kishte një përçarje të thellë

    Insajderi
    05 April 2025 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barack Obama ka hapur një kapitull të ri në jetën e tij personale, duke folur për herë të parë publikisht për krizën që ka përjetuar në martesën e tij me Michelle Obama gjatë dy mandateve të tij në Shtëpinë e Bardhë.

    Ish-presidenti pranoi se periudha në politikë ndikoi rëndë në marrëdhënien e tij me gruan e tij.

    “Kishte një përçarje të thellë me gruan time”, tha ai në një bisedë me presidentin e Kolegjit Hamilton, Stephen Tepper.

    Foto: Screenshot

    “Kështu që unë përpiqem të dal nga kjo situatë duke bërë herë pas here gjëra argëtuese”, shtoi ai.

    Michelle ka ndarë gjithashtu përvojat e saj lidhur me këtë periudhë, duke folur për periudhën kur Barack ishte i përfshirë në politikë dhe ajo ishte e fokusuar në rritjen e vajzave të tyre, Sasha dhe Malia.

    Gjatë asaj periudhe, çifti u përball me thashetheme që përhapeshin për një mundësi divorci, veçanërisht kur Michelle nuk e shoqëroi bashkëshortin në disa ngjarje të rëndësishme, si funeralin e Presidentit Jimmy Carter dhe inaugurimin e Donald Trump.

    Megjithatë, ata kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të minimizuar këto thashetheme, duke postuar fotografi së bashku dhe mesazhe dashurie në përvjetorin e Shën Valentinit.

    Michelle dhe Barack u takuan në fund të viteve 1980 në një studio ligjore dhe u martuan në vitin 1992.

    Në një podcast të fundit me vëllain e saj, Craig Robinson, Michelle theksoi se martesa nuk është gjithmonë e lehtë dhe kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe pranimin e të metave të partnerit.

    Ajo ndau gjithashtu një nga aspektet që e shqetësojnë më shumë, duke thënë se një nga gjërat që e acarojnë është vonesa e Barack, duke e pranuar që ai ka pasur vështirësi për t’u bërë i përpiktë. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark