×
  • Lajme
  • Lajme

    Baraliu: Lista Guxo dhe Alternativa do të shkrihen

    Insajderi
    11 September 2024 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas KQZ-së, 12 koalicione partiake u paraqitën për certifikim në afatin kohor prej 15 ditësh për të garuar në zgjedhjet të cilat pritet të mbahen më 9 shkurt 2025. Por në këtë listë nuk ishte edhe koalicioni mes LVV-së, Listës Guxo dhe Alternativës.

    Këto tri parti vendosën të hyjnë në një listë të përbashkët.

    Këtë rrethanë, ish-kryesuesi i KQZ-së, Mazllum Baraliu, e sheh si mungesë të fuqisë politike të dy subjekteve “Listës Guxo” dhe të “Alternativës”.

    “Nuk kanë fuqi elektorale këto dy parti Lista Guxo dhe Aletrnativa nuk kanë pasur nga të ia mbajnë detyrimisht do të shkrihen…”, tha Baraliu.

    Ministri i bujqësisë Faton Peci i cili vjen nga Lista Guxo, ditë më parë, bëri të ditur se po e shqyrton mundësinë për të kandiduar për pozitën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, në kuadër të LVV-së.

    Në bazë të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka disa ndryshime për listat e deputetëve dhe verifikimin ligjor të kandidatëve për deputetë. Sipas monitoruesve të zgjedhjeve dhe punës së Kuvendit, këto ndryshime kozmetike. Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, thotë se të gjitha partitë një zëri ia përshtatën vetës këtë ligj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark