Barça e trajnerit Flick e synon “qiellin”: Në shënjestër rekordi i pabesueshëm i “MSN” - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Barça e trajnerit Flick e synon “qiellin”: Në shënjestër rekordi i pabesueshëm i “MSN”

    Insajderi
    11 February 2025 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për momentin, Barcelona e trajnerit Hansi Flick është e papërmbajtshme, një “specie në vete” kur bëhet fjalë për të shkuar tek goli.

    Skuadra “Blaugrana” e versionit 2024/25 i afrohet gjithnjë e më shumë rekordit të regjistruar nga ekipi legjendar i sezonit 2014/15 i versionit Messi-Suarez-Neymar: ai i numrit të ndeshjeve zyrtare me 5 apo më shumë gola të shënuar, shkruan Express.

    Në mes të sezonit, klubi katalunas fitoi 11 herë duke i shënuar 5 apo më shumë gola: Valladolid (7-0), Villarreal (1-5), Young Boys (5-0), Sevilla (5-1), Crvena Zvezda (2-5), Mallorca (1-5), Real Madrid (2-5), Real Betis (5-1), Benfica (4-5) e Valencia dy herë (7-1 e 5-0).

    Tash është veç dy ndeshje larg rekordit paraprak, pasi Barça me “MSN” në sezonin 2014-15 i kishte shënuar plot 13 herë nga 5 apo më shumë gola në ndeshje zyrtare.

    Falë formës së jashtëzakonshme, Barça iu afrua në vetëm dy pikë liderit të La Ligas, Real Madrid dhe do të mundohet deri në fund që ta fitojë titullin e kampionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark