Barça merr lajm të keq, kaq pritet t'i mungojë Yamali - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Barça merr lajm të keq, kaq pritet t’i mungojë Yamali

    Insajderi
    16 December 2024 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona e mori një lajm të keq sot.

    Gjiganti katalunas, përpos humbjes që e pësoi nga Leganes mbrëmë, po e “vajton” edhe humbjen e yllit të ekipit.

    Lamine Yamal e pësoi një lëndim të shkallës së parë të ligamentit në gjurin e tij mbrëmë dhe me këtë rast, viti 2024 mori fund këtu për yllin e Euro 2024.

    Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, përcjell “Gazeta Express”.

    Me këtë rast, futbollisti anësore do të mungojë 3-4 javë, me ç’rast do t’i shkaktojë kokëdhembje trajnerit Hansi Flick, edhe ashtu në telashe me rënien e formës dhe me rezultatet e pakënaqshme të javëve të fundit.

    Ky është një tjetër lëndim që e pësoi 17 vjeçari në këtë sezon, ndërsa shpreson që të rikthehet më i fortë në muajin janar për t’i “zënë” sfidat e reja që e presin me gjigantin katalunas, por edhe me Kombëtaren e Spanjës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark