Barcelona bëri një rikthim të çmendur sonte, ia shënoi katër gola për 24 minuta ekipit të Simeones - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Barcelona bëri një rikthim të çmendur sonte, ia shënoi katër gola për 24 minuta ekipit të Simeones

    Insajderi
    16 March 2025 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipi i Barcelonës bëri një ndeshje të çmendur si mysafirë përballë Atletico Madridit.

    Barcelona ishte në disavantazh që nga pjesa e parë, kur para mbylljes së saj shënoi sulmuesi argjentinas Julian Alvarez për 1-0.

    Shpresat e Barcelonës u shuan me shumë me ardhjen e pjesës së dytë, ku golin e dytë për ekipin e Diego Simeones e shënoi Alexandër Sorloth.

    Nuk vonoi shumë, kur erdhi goli i sulmuesit polak, Robert Lewandowski për 2-1.

    Në fushë u inkuadrua Ferran Torres, i cili ishte deçisiv për tri pikët e Barcelonës. Ai shënoi në minutën e 78′ golin me kokë, pas një asisti fantastik të Raphinha.

    Ndërkaq Lamine Yamal shënoi një super gol në 90+2, për ta vënë në epërsi ekipin blaugranas.

    Vetëm pas katër minutash, erdhi edhe goli i dytë personal i Ferran Torres, që mbylli ndeshjen me rezultat 2-4.

    Barcelona arriti t’ia shënojë katër gola në 24 minutat e fundit të ndeshjes ekipit të Simeones. Kjo fitore e vë Barcelonën në kreun e tabelës me 60 pikë njësoj sa ka Real Madridi. Barcelona ka një lojë më pak të zhvilluar. /Insajderi.org/


      OP-ED
      Nga Rubrika
      Insporti
      26 September 2025
      x

      © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark