Barcelona dhe Real Madrid nisin betejën për “Van Dijk-un e ri” - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Barcelona dhe Real Madrid nisin betejën për “Van Dijk-un e ri”

    Insajderi
    14 September 2025 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përtej transferimeve spektakolare me emra të mëdhenj, Barcelona dhe Real Madrid nuk e kanë lënë pas dore strategjinë e tyre afatgjatë: investimin tek talentet e reja që mund të shndërrohen në yje të së ardhmes.

    Objektivi i fundit: Aaron Bouwman

    Qendërmbrojtësi holandez i Ajax, Aaron Bouwman, ka tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve të Spanjës. I sapo promovuar në ekipin e parë të Ajax këtë sezon, 18-vjeçari konsiderohet nga shumë ekspertë si “Virgil van Dijk-i i ri”, një shenjë që tregon potencialin e tij të madh në mbrojtje.

    Talent i klasit të parë dhe me një vizion të shkëlqyer në fushë, Bouwman ka ngjallur interesin e disa klubeve europiane, por Barcelona dhe Real Madrid duket se janë në krye të garës për shërbimet e tij.

    Skautët e në krye të detyrës

    Të dy klubet kanë vendosur të kenë monitorim të vazhdueshëm mbi lojtarin këtë sezon. Secili trajner dhe skaut do të ndjekë nga afër performancat e tij, duke vlerësuar aftësitë në mbrojtje, reagimin në situata të ndryshme dhe adaptimin ndaj lojës në nivel të lartë.

    Në rast se Bouwman konfirmon potencialin e tij, nuk do të jetë aspak surprizë nëse sezonin e ardhshëm ai do të shohë La Ligën nga Barcelona apo Real Madrid, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij dhe duke u bërë pjesë e rivalitetit më të madh të futbollit spanjoll.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark