Barcelona e gatshme të shpenzojë 100 milionë euro për zëvendësuesin e Lewandowskit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Barcelona e gatshme të shpenzojë 100 milionë euro për zëvendësuesin e Lewandowskit

    Insajderi
    02 March 2025 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Robert Lewandowski është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, por e ardhmja e tij te Barcelona vazhdon të jetë në dyshim.

    Sulmuesit polak i është vazhduar kontrata automatikisht deri në verën e vitit 2026, megjithatë Barcelona po shikon qysh tani zëvendësuesin e tij.

    Sipas raportimeve të fundit në mediat e ndryshme në Spanjë dhe Angli, katalunasit prioritet për ta përforcuar repartin ofensivë e kanë sulmuesin suedez Alexander Isak.

    25-vjeçari është në formë të shkëlqyer, teksa në 24 ndeshje në Ligën premier ka realizuar 19 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

    Barcelona është e gatshme që në verë të shpenzojë 100 milionë euro për transferimin e suedezit në Camp Nou.

    Isak ka përvojë në La Liga ku qëndroi tre vite te Real Sociedad dhe shkëlqeu.

    Katalunasit e duan Isakun derisa mbetet të shihet nëse Newcastle do të pranojë largimin e yllit kryesor të skuadrës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark