Barcelona e konfirmon shtyrjen e rikthimit në Camp Nou - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Barcelona e konfirmon shtyrjen e rikthimit në Camp Nou

    Insajderi
    02 October 2025 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rikthimi i Barcelonës në Camp Nou është shtyrë sërish, pasi kampionët e Spanjës njoftuan të enjten se stadiumi nuk do të jetë gati për të pritur ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve kundër Olympiacos.

    Gjigantët katalanas kishin shpresuar të merrnin një leje nga komuna në kohë për ndeshjen e tretë të fushatës evropiane më 21 tetor, por kjo ndeshje do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik.

    Barça u mund 2-1 nga Paris Saint-Germain të mërkurën në të njëjtin stadium, shkruan Express.

    “Klubi po vazhdon të punojë për të marrë lejet administrative të nevojshme për hapjen e Camp Nou në ditët në vijim,” tha Barça.

    Më shumë se dy vjet pas nisjes së punimeve të rinovimit, stadiumi i famshëm ende nuk është gati të presë ndeshje, madje as me kapacitet të reduktuar.

    Kapaciteti përfundimtar i Camp Nou pritet të jetë 105 mijë vende.

    Hapja madhështore ishte parashikuar fillimisht për në nëntor 2024, por projekti është goditur nga disa vonesa.

    Shërbimi i zjarrfikësve të qytetit tha se ende ka probleme me rrugët e evakuimit, përveç çështjeve të tjera të sigurisë.

    Skuadra e Hansi Flick luajti jashtë në tri javët e para të sezonit në La Liga për t’i lënë kohë përgatitjes së stadiumit për rihapje.

    Më pas ata pritën Valencian dhe Getafen në stadiumin Johan Cruyff, me kapacitet 6 mijë ulëse, pranë qendrës stërvitore.

    Barcelona pritet të paguajë rreth 1.5 miliardë euro për rindërtimin e Camp Nou.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark