Barcelona e ‘lënduar’ nga një lojtar që zgjodhi Man Unitedin para tyre - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona e ‘lënduar’ nga një lojtar që zgjodhi Man Unitedin para tyre

    Insajderi
    13 August 2025 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester United ka siguruar nënshkrimin e Benjamin Seskos, një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere, duke mposhtur Barcelonën në garën për sulmuesin e shumëvlerësuar.

    Sulmuesi slloven shihej nga Barcelona si zëvendësuesi afatgjatë i Robert Lewandowskit në “Camp Nou”, por kufizimet financiare penguan kampionët e Spanjës që të paraqisnin një ofertë konkurruese, raporton Diario AS.

    Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” vepruan me vendosmëri, duke siguruar shërbimet e Seskos përpara disa klubeve të tjera të mëdha.

    23-vjeçari do të jetë pjesë e një formacioni të ripërtërirë sulmues te United, ndërsa Barcelona – e zhgënjyer nga dështimi i marrëveshjes – përfundoi duke marrë Marcus Rashfordin në huazim.

    Tani, katalanasit pritet të orientojnë vëmendjen drejt një alternative më të përballueshme për të zëvendësuar potencialisht Lewandowskin. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark