Barcelona është bërë me trajner të ri.
Gjiganti katalunas sapo ka njoftuar se e ka angazhuar trajnerin gjerman, Hansi Flick, i cili do ta pasojë të larguarin Xavi Hernandez.
“I dashur Hansi Flick, mirë se vjen”, shkroi gjiganti katalunas.
Ish-trajneri i Bayern Munichut ka nënshkruar kontratë me gjigantin katalunas deri në vitin 2026.
Me 59 vjeçarin, klubi spanjoll synon ta rikthejë lavdinë dhe dominimin në futbollin spanjoll dhe në atë evropian.
“Culers (tifozët e Barçës), është momenti i jonë. Forca Barça”, ishin fjalët e para të trajnerit gjerman në gjuhën spanjolle përmes një videoje të postuar nga “Blaugrana” në rrjetet sociale.