×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona ende e do sulmuesin Luis Diaz, marrëveshja varet me një kusht

    Insajderi
    06 June 2024 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli i Liverpoolit, Luis Diaz vazhdon të mbetet objektiv për Barcelonën, e cila e do gjatë afatit kalimtar të verës.

    Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona mbetet e interesuar për nënshkrimin e sulmuesit anësor të Liverpoolit, Luis Diaz, i cili admirohet nga drejtori sportiv i klubit, Deco.

    Megjithatë, 27-vjeçari nuk do të ishte i lirë. Reds paguan 50 milionë euro për të nënshkruar me të në janar të 2022 dhe nuk kanë ndërmend ta lënë atë të shkojë me ndonjë zbritje.

    Pra, Barcelona do të duhet të shesë që të jetë në gjendje të nënshkruajë me kolumbianin Diaz.

    Raphinha është një lojtar që katalunasit mund ta sakrifikojnë për të marrë lojtarin e Liverpoolit. Megjithatë, braziliani nuk dëshiron të largohet nga Barça dhe tashmë ka refuzuar ofertat e mira nga Arabia Saudite dhe Liga Premier.

    Kolumbiani pati sezonin e tij më të mirë në Liverpool nga pikëpamja statistikore, duke luajtur në 37 ndeshje në Ligën Premier, në të cilat shënoi tetë gola dhe dha pesë asistime.

    Në anën tjetër, Raphinha shënoi gjashtë dhe asistoi nëntë gola në 28 paraqitje në La Liga këtë sezon. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark