Kanë kaluar pak më shumë se tre vjet që kur Lionel Messi u largua nga Barcelona pas 20 vitesh dhe u transferua te PSG si lojtar i lirë.
Legjenda argjentinase me lot i tha lamtumirë klubit të jetës së tij dhe kalimi te gjiganti francez u kushtëzua nga situata e vështirë financiare në Barcelonë, e cila iu desh të shkurtonte kostot e tepruara në mes të pandemisë.
Mundo Deportivo sjell historinë se Barcelona ende paguan Messin rreth 12 milionë euro i cili tani po luan për Inter Miami.
Është pjesë e marrëveshjes për riprogramimin e borxhit në të cilën lojtarët më të shtrenjtë të Barcelonës hoqën dorë nga disa pretendime në favor të klubit, por klubi mori përsipër të paguante një pjesë të borxhit më vonë.