×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona është në prag të nënshkrimit të “kontratës më të mirë në botën e futbollit”

    Insajderi
    09 November 2024 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten është mbajtur një mbledhje mes drejtuesve të Barcelonës, ku është konfirmuar se klubi katalanas do të nënshkruajë kontratën më të madhe të sponsorizimit në historinë e futbollit me Nike. Deri në njoftimin zyrtar të marrëveshjes, gjithçka që mbetet është që përfaqësuesit e Nike të vendosin nënshkrimet e tyre në kontratë, raportoi katalan RAC1.

    Kontrata do të nënshkruhet deri në vitin 2038 dhe fitimet aktuale nga kontrata ekzistuese me Nike do të rriten me 48 milionë euro në vit në katër vitet e ardhshme dhe më pas në dhjetë vitet e ardhshme me rreth 60 milionë euro në vit. Përveç kësaj, Barcelona do të marrë një bonus prej 100 milionë eurosh për vazhdimin e kontratës. E thënë thjesht, bëhet fjalë për 125 milionë euro në vit kur të ardhurat totale ndahen në vite kontratash.

    Ky është një hap i madh për Barcelonën, e cila ka qenë në një krizë të madhe financiare historike gjatë dhjetë viteve të fundit. Kjo krizë ishte më e dukshme kur Dani Olmo erdhi nga RB Leipzig këtë verë dhe iu desh të humbiste ndeshjet në fillim të sezonit sepse klubi nuk mund ta regjistronte atë përpara se të shiste disa nga lojtarët për të repsketuar lojën e ndershme financiare.

    Plani i Laportës është të stabilizojë plotësisht situatën në dy vitet e ardhshme dhe kontrata me Nike është një nga hapat në këtë drejtim. “Do të jetë kontrata më e mirë në futbollin botëror”, tha Laporta për Barca One një muaj më parë. “Kontrata mund të ishte nënshkruar në gusht, por jo sepse doja të fitoja kushte edhe më të mira. Tani jemi afër”, shtoi ai atëherë dhe tani rezulton se po thoshte të vërtetën.

    Pasi edhe përfaqësuesit e Nike të nënshkruajnë këtë kontratë, duhet të zgjidhet edhe statusi i Olmos. Përkatësisht, Diario Sport ka shkruar për problemet që i kanosen Olmos nëse Barcelona nuk arrin të lidhë kontratë me Nike para janarit.

    Ky do të ishte një problem jo vetëm për shkak të afatit kalimtar të janarit, por edhe për shkak të regjistrimit të Olmos dhe Pau Victor për pjesën e dytë të sezonit. Të dy, shkruan Sport, janë të regjistruar vetëm deri më 31 dhjetor dhe klubi pa Nike ka para vetëm për të regjistruar njërin prej tyre. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark