Barcelona i kërkon UEFA-s t’i lejojë të luajnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve jashtë fushe - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona i kërkon UEFA-s t’i lejojë të luajnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve jashtë fushe

    Insajderi
    25 July 2025 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Situata me stadiumin e Barcelonës vazhdon të jetë problematike, ndërsa Camp Nou ende nuk është gati për ndeshjet e sezonit të ri. Punimet në impiant po vonohen, duke detyruar klubin të luajë ndeshjet e para të La Ligës jashtë fushe.

    Më e paqartë mbetet ndeshja e parë në shtëpi ndaj Valencias, pasi ende nuk është vendosur se ku do të zhvillohet.

    Presidenti i klubit, Joan Laporta, ka kërkuar zyrtarisht nga UEFA që Barcelona ta luajë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve si mysafire.

    “Ajo që kemi kërkuar është të luajmë jashtë shtëpisë. Shorti mbahet më 28 gusht dhe do ta shohim atëherë,” deklaroi Laporta, duke shtuar se marrëdhëniet me UEFA-n po përmirësohen.

    Ai gjithashtu shprehu besim te presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke theksuar: “E respektoj shumë punën e tij dhe mendoj se mund t’i besojmë UEFA-s.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark