Barcelona në krizë ekonomike, nxjerr në shitje dollapin e Messit dhe Piques - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Barcelona në krizë ekonomike, nxjerr në shitje dollapin e Messit dhe Piques

    Insajderi
    12 January 2025 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona duket se ka gjetur një mënyrë për të zbutur pasojat e krizës së saj ekonomike duke shfrytëzuar objekte dhe kujtime të çmuara që kanë mbetur pas punimeve në stadiumin Camp Nou.

    Klubi blaugrana ka vendosur të nxjerrë në ankand një sërë artikujsh me vlerë, duke përfshirë dhe kujtimet e lëna nga ylli argjentinas Lionel Messi.

    Ankandi, që do të nisë më 23 janar dhe do të mbyllet më 13 shkurt, do të përfshijë disa objekte historike. Dollapi i Messi, me numrin 10, është objekti më i çmuar në këtë ankand, dhe ai pritet të shitet për të paktën 350 mijë dollarë. Artikuj të tjerë, që përfshijnë sende që i përkasin figurave të njohura si Maradona, Guardiola, Piqué dhe Ronaldinho, kanë një çmim fillestar prej 100 mijë dollarësh.

    Në ankand do të shiten gjithashtu fotografi të skuadrave që fituan pesë Ligat e Kampionëve (1991-92, 2005-06, 2008-09, 2010-11, 2014-15), të ekspozuara në dhomat e zhveshjes dhe në tunelin e stadiumit. Vlera totale e të gjitha “relikeve”, bazuar në çmimet fillestare të vendosura nga klubi, arrin rreth 1 milionë euro.

    Ankandi do të zhvillohet nga ora 10:00 e mëngjesit të 23 janarit deri në orën 4:00 të mëngjesit të 13 shkurtit, gjatë të cilit një numër i madh artikujsh të hequr nga Camp Nou gjatë rinovimit të stadiumit do të jenë në dispozicion të ofertuesve më të lartë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark