
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Barcelona është përfshirë në një tjetër skandal financiar, këtë herë i lidhur me transferimin e Malcom-it në verën e vitit 2018.
Hetimet kanë filluar pasi autoritetet financiare spanjolle dyshojnë për parregullsi në pagesat dhe komisionet që u realizuan gjatë marrëveshjes mes Barcelonës dhe Bordeaux-it.
Malcom, që atëkohë konsiderohej si një nga talentet më premtues të Ligue-s 1, kaloi te Barcelona për rreth 41 milionë euro, por qëndroi vetëm një sezon përpara se të transferohej te Zenit St. Petersburg-u.
Nëse akuzat rezultojnë të vërteta, ky do të ishte një tjetër goditje për klubin katalanas, i cili prej vitesh përballet me probleme financiare dhe hetime të shumta për menaxhimin e transferimeve.