
Barcelona ka hapur bisedimet për të ndërprerë kontratën e mbrojtësit Clément Lenglet, pavarësisht se francezi kishte një formë të mirë në La Liga sezonin e kaluar. Me përfundimin e sezonit 2024/25 dhe hapjen e afatit kalimtar veror, klubi katalanas po planifikon ndryshime të mëdha në skuadër.
Pas triumfit në La Liga këtë sezon, Barcelona po përgatitet të jetë shumë aktive në merkato, duke përfolur emra të mëdhenj si Marcus Rashford dhe Luis Diaz për t’u bashkuar me “Camp Nou”. Por ndërkohë që klubi fokusohet në afrime, po punon gjithashtu për të ulur numrin e lojtarëve dhe për të rregulluar financat për t’u përmbushur me rregullat e “Fair Play”-t Financiar.
Një prej lojtarëve që pritet të ndahet me Barcelonën është 29-vjeçari Clément Lenglet, i cili nuk është më pjesë e planeve të trajnerit të ri, Hansi Flick. Kontrata e Lenglet skadon në qershor 2026, por bisedimet për ndërprerje paraprake kanë nisur, në përpjekje për ta liruar një vit para kohe.
Paga e lartë e francezit, rreth 16 milionë euro në sezon, po e bën negociatën të vështirë, por të dyja palët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje së shpejti. Në të kaluarën, Barcelona ka tentuar ta shesë Lenglet, por paga e tij ka qenë pengesa kryesore, duke bërë që ai të huazohet disa sezone.
Në rast se bëhet lojtar i lirë këtë verë, rikthimi i Lenglet në Ligën Premier shihet si një mundësi reale, duke pasur parasysh eksperiencën e tij me Tottenhamin në të kaluarën.