Barcelona ka arritur marrëveshje me Rennes për shitjen e mbrojtësit të ri Mikayil Faye, raporton Fabrizio Romano.
Ai ka dhënë ‘ja ku shkojmë’ për marrëveshjen dhe deklaron se qendërmbrojtësi do t’i bëjë testet mjekësore me klubin francez të premten (23 gusht).
Rennes do t’i paguajë Batrcelonës një tarifë fikse prej 12 milionë euro. Është futur gjithashtu një klauzolë prej 25 për qind, që do të thotë se Blaugranasit mund të fitojë një pjesë të tarifës që Rennes merr kur ta shesë atë në të ardhmen e afërt.
Megjithatë, Barcelona ka futur gjithashtu një klauzolë rikthimi. Ata kanë shansin për të ri-nënshkruar me mbrojtësin senegalez për 35 milionë euro nga klubi francez.
Faye do të udhëtojë në Francë të premten për të plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme për të përfunduar marrëveshjen.
Ai nuk mundi të bënte asnjë paraqitje për ekipin e parë të Barcelonës, por bëri 35 paraqitje dhe shënoi katër gola për Barca Athletic.