Barcelonës do t’i vijnë 24 milionë si “nga qielli”, City do ta blejë këtë lojtar që as nuk është pjesë e blaugranasve – Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Barcelonës do t’i vijnë 24 milionë si “nga qielli”, City do ta blejë këtë lojtar që as nuk është pjesë e blaugranasve

    Insajderi
    03 February 2025 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fillimisht u refuzuan, por Manchester City u rikthye sot me një ofertë të re në drejtim të Portos për Nico Gonzalez.

    Mesfushori spanjoll ka shkëlqyer me Porton viteve të fundit që nga transferimi prej Barcelonës dhe është bërë një nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë.

    City ofroi 50 milionë euro, ofertë që është hedhur poshtë nga Porto.

    Megjithatë kampionët e Anglisë kanë vendosur ta paguajnë klauzolën e tij prej 60 milionë eurove.

    Fabrizio Romano ka konfirmuar se Nico është lejuar nga Porto që të udhëtojë drejt Anglisë për teste mjekësore dhe të nënshkruar kontratën.

    Përmes kësaj marrëveshje, Barcelona do t’i fitojë 24 milionë. Kjo, pasi që ka rezervuar 40 për qind të të drejtave të blerjes së spanjollit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark