Barcelonës duhet t'ia kenë frikë rivalët, afër transferimit të super-yllit spanjoll - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Barcelonës duhet t’ia kenë frikë rivalët, afër transferimit të super-yllit spanjoll

    Insajderi
    19 June 2025 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nico Williams dhe Barça kanë arritur marrëveshje për një kontratë 6 vjeçare.

    Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle, shkruan Insajderi.

    Ylli spanjoll pritet të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2031 me një rrogë vjetore prej 7-8 milionë eurosh.

    Barça po punon aktualisht në aspektin financiar, ndërsa lojtari i Athletic Bilbaos mund t’i kushtojë gjigantit katalunas 58 milionë euro.

    Nico ka qenë i qartë me zgjedhjen e tij: ai e do veç Barcelonën.

    22 vjeçari ishte objektiv i “Blaugrana” edhe në verën e kaluar pas paraqitjeve të jashtëzakonshme që i kishte bërë me Spanjën në Euro 2024.

    Por, kërkesa e Bilbaos në atë kohë ishte shumë e lartë dhe kampioni spanjoll e kishte transferuar më pas Dani Olmon.

    E tash, presidenti Joan Laporta po bën gjithçka që është e mundur për ta transferuar në Camp Nou anësorin ofanziv.

    Lojtari i krahut i ka zhvilluar 45 ndeshje në sezonin 2024/25 dhe i ka realizuar 11 gola e i ka bërë 7 asistime në total.

    Me Lamine Yamalin dhe Nicon Williamsin në sulm, Barça do të bëhej e frikshme në sezonin e ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark