"Bardhësitë e atdheut" libri për ushtarët e UÇK-së - Insajderi
×
Kulturë

“Bardhësitë e atdheut” libri për ushtarët e UÇK-së

Insajderi
07 September 2020 - 11:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autori Afrim Mustafa, sjell librin “Bardhësitë e atdheut”, një enciklopedi për dëshmorët dhe luftën e lavdishme të UÇK-së.  Libri është botuar nga Newborn Publishing, SHFD të UÇK-së dhe “Zëri i Sharrit”.

Mustafa, përmes librit të tij “Bardhësitë e atdheut” ka arritur që t’i prezantojë të gjithë dëshmorët brenda një libri, ashtu siç ranë ata brenda një emblemë të UÇK-së.

Autori i vetëdijshëm, se sa do që të shkruajë për dëshmorët, do të jetë një pikë ujë në det, sepse vepra e tyre sublime është det e oqean i kombit tonë, kur thellësitë e tyre nuk do t’i arrijmë asnjëherë ne të gjallët, që sot po e gëzojmë lirinë falë gjakut të dëshmorëve.

Në librin, enciklopedik të dëshmorëve, autori pos jetës së dëshmorëve, jep edhe të dhëna të mjaftueshme për masakrat dhe për ngjarjet më të rëndësishme që e shoqëruan luftën e UÇK-së dhe vuajtjen e popullit deri në çlirimin e Kosovës dhe ndjenjën e të qenit pjesë e shtetësisë për Kosovën Lindore dhe Maqedoninë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark