Bardhi tregoi për gjendjen shëndetësore të nënës së tij – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Bardhi tregoi për gjendjen shëndetësore të nënës së tij

    Insajderi
    17 March 2024 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Prime-in e së shtunës në Big Brother VIP Albania, ka qenë i pranishëm edhe rep-artisti, Bardhi i cili ditë më parë kishte lënë garën, pas raportimeve për gjendjen shëndetësore të nënës së tij.

    I pyetur nga moderatori i spektaklit, Ledion Liço për shëndetin e së ëmës, këngëtari nga Kumanova potencoi se gjendja e saj shëndetësore është mirë.

    Edhe pas daljes nga shtëpia e BBVA-s, dinamikat dhe ngjarjet e papritura kanë përfshirë jetën e Bardhit.

    Lidhja e tij e shumëpërfolur me Sara Gjordenin, po ashtu edhe gjendja shëndetësore e nënës së tij, ishin ndër temat më të përfolura të javës.

    Madje një lajm, që bëri xhiron në mediet e shtypit rozë ishte edhe vizitën që pati Sara në Kumanovë dhe takimin e parë me nënën e Bardhit. /Telegrafi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark