Në rugën “Gëzim Sahiti” në Ferizaj sot është mbajtur protesta nga banorët atje si shkak i pakënaqësise me komunën.
Pasi kjo komunë i ka dhënë leje multimilonerit, Fatmir Grainca të ndërtojë një objekt 11 katësh. Ndërsa sipas banorëve i gjithë ndërtimi po bëhet kundërligjshëm.
Në protestën e sotme bllokuan rrugët, pikat kryesore si dhe nënkalimin që lidh dy pjesë të qytetit. Kurse në vendngjarje është shfaqur edhe policia.
Këta banorë kërkuan angazhimin e institucioneve për të ndërhyrë dhe gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.
Pamje nga atje: