Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka reaguar pas barrikadave të vendosura në veri.
Sipas Sheholli, situata në veri është mjaft e tensionuar dhe serbët po provojnë që ta marrin ish-policin e arrestuar, Dejan Pantiq nga policia e Kosovës.
“Situata është shumë e tensionuar sepse serbet po provojnë që Pantiqin t’ua marrin nga arresti policisë se Kosovës”, ka shkruar Sheholli.
Ai thotë se alarmi në veri është ndezur si ftesë që serbët lokal të mblidhen.
Postimi i plotë:
Policia e Kosovës ka arrestuar një ish polic të Kosovës serbë, Dejan Pantiq. Në shenjë revolte serbët lokal kanë filluar të vendosin barrikada te vendi i quajtur Rudare dhe kanë filluar të tubohen. Situata është shumë e tensionuar sepse serbet po provojn që Pantiqin t’ua marrin nga arresti policis se Kosovës. Alarmin e kanë ndezë edhe në veri të Mitrovicës si ftesë sërbëve lokal që të tubohen!