Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e katër personave të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike të llojit marihuana në sasi prej 300 gramësh në pikën kufitare Vërmicë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë PK’ja me anë të raportit ditor, ku thuhet se tre nga ta kanë nënshtetësi kosovare, teksa njëri është shtetas I Shqipërisë, shkruan Gazeta Insajderi.
“SPK-Vërmicë 02.07.2024-17:35. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre kosovarë dhe i dyshuari tjetër shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se është sekuestruar vetura dhe katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/