Basha: Berisha tentoi t’i vriste anëtarët e PD-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha: Berisha tentoi t’i vriste anëtarët e PD-së

    Insajderi
    12 January 2022 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha ka tentuar ta vriste një grup anëtarësh të PD-së. Ai deklaroi se Berisha është përjashtuar nga partia në ditën kur filloi të sillej si kreu i një organizate kriminale antikombëtare.

    Basha shtoi se tentimin për vrasjen e anëtarëve të PD-së e bëri “pasi kishte nisur një fushatë të nxitjes së dhunës”, duke potencuar se ish-kryeministri pati qëllim shkatërrimin e Partisë Demokratike.

    “Sali Berisha është përjashtuar me unanimitet nga Kryesia e Partisë Demokratike ditën pasi vendosi të sillej jo si politikan, por si kreu i një organizate kriminale antikombëtare, antiamerikane dhe provoi tentativën e vrasjes të një grupi drejtuesish dhe anëtarësh të Partisë Demokratike në selinë e Partisë Demokratike pasi kishte nisur një fushatë të nxitjes së dhunës, të gjuhës së urrejtjes, të përçarjes së demokratëve për të shkatërruar Partinë Demokratike siç e paralajmëroi vetë që nëse Partia Demokratike nuk do të kthehej në bunker për hallin e tij personal, ai do ta shkatërronte, nuk e meritonte të ekzistonte”, deklaroi ai për ABC News.

    Ndërkohë, Gjykata e Tiranës vendosi t’i lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, këtë të mërkurë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark