Basha: Ëndërroja Shqipërinë edhe kur luaja me Zvicrën – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Basha: Ëndërroja Shqipërinë edhe kur luaja me Zvicrën

    Insajderi
    09 June 2016 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Migjen Basha nuk është penduar për asnjë moment që ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë, ndaj futbollisti nuk do të ketë asnjë lloj nostalgjie nëse do ët zbresë në fushë të shtunën përballë Zvicrës.

    “Edhe kur kam luajtur me Zvicrën, çdoherë e kam pasur ëndërr të jem pjesë e kombëtares shqiptare”, u shpreh ai gjatë konferencës së sotme për shtyp të kuqezinjve,.

    Futbollisti shpreson të jetë titullar, por si zakonisht, u beson zgjedhjeve të trajnerit De Biazi.

    “Unë shpresoj të jem titullar, si të gjithë të tjerët, por në fund është trajneri ai që vendos. Unë jam i gatshëm të ndihmoj ekipin. Nëse jam në fushë do të bëj maksimumin. Nëse jo, do të ndihmoj shokët edhe nga stoli”, tha ai.

    Basha ka zbuluar se gjatë ditëve të fundit, ka filluar puna për të përgatitur sa më mirë ndeshjen, duke analizuar problemet e kundërshtarëve.

    Shqipëria ndeshet me Zvicrën këtë të shtunë me fillim nga ora 15:00 në  stadiumin “Stade Bollaert” të Lensit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark