×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha i përgjigjet Berishës: Shqipëria ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama

    Insajderi
    10 September 2021 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryedemokrati Lulzim Basha ka mohuar akuzat e Sali Berishës se ai po bashkëpunon me Edi Ramën.

    I pyetur nëse është e vërtetë se ka pasur një pazar mes tij dhe Edi Ramës, për shkarkimin e Berishës, Lulzim Basha u përgjigj shkurt.

    “Shqipëria ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama”, tha Basha.

    Basha nuk pranoi të përgjigjet për një tentativë për shkarkimin e tij dhe as pyetjes nëse ka pasur presion për të përjashtuar Berishën.

    Pak më herët, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se përjashtimi i tij nga grupi i PD, është pasojë një marrëveshje e fëlliqur mes Ramës dhe Bashës.

    “Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë. PD është parti e lirive dhe të drejtave njerëzore, e kushtetutshmërisë dhe interesit kombëtar“, tha Berisha.

    Berisha la të kuptohet se mund të ndërmarrë çdo nismë për largimin e Lulzim Bashës nga PD, ndërsa tha se vijon të jetë pjesë e grupit të PD.

    “Do marr çdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj në piadestalin që meriton. Unë jam ende anëtar i grupit të PD-së. Kompromisi Basha –Rama është nul, nuk ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale“, tha Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark