Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, iu është kundërvënë opozitës, pasi këta të fundit po e akuzojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për prishje raportesh me ndërkombëtarët.
Basha, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka pyetur nëse opozita do të bënin kompromis duke themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në shkëmbim të rregullimit të raporteve me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Insajderi.
“Pajtoni ne themelu Asociacionin e pastaj uleni me bisedu për tema tjera? apo jeni dakord me Kryeministrin që ose zbatim të komplet marrëvëshjes, ose nuk ka mundësi Vuçiqi me pas opsionin “zgjedh dhe fito”, ka shkruar ai.
‘Sonte nëpër debate keni mundësi me tregu qëndrimin, e jo me shit kopalla “na prishtë me BE-në.” Kallzoni, a pajtoheni me themelu Zajednicën për m’u ndreç me Lajçakun?”, ka përfunduar postimi i deputetit të VV-së. /Insajderi.org/