Basha ia shuan kureshtjen Kurtit - ky është gjyqtari që liroi Pantiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Basha ia shuan kureshtjen Kurtit – ky është gjyqtari që liroi Pantiqin

    Insajderi
    28 December 2022 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur i nervozuar me ndryshmin e masës së paraburgimit ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq, shkruan Insajderi.

    Kurti ka kërkuar të di se kush është ai prokuror e gjyqtar që e kanë lejuar kjo të ndodhë.

    Pyetjes se tij i dha përgjigje deputeti i VV-së, Dimal Basha. Ai përmes një reagimi në “Facebook” ku kritkonte lirimin e tij, publikoi edhe emrin e gjyqtarit.

    “Dejan Pantiçi akuzohet për vepër terroriste, kurse gjyqtari Mentor Bajraktari ia zavendëson masën e paraburgimit me arrest shtëpiak 😞 A m’tregon kush se si një gjyqtar normal arrinë me vlerësu se terroristi qenka më sigurt n’shpi se n’burg? Po me pas qenë n’Serbi i kish shqiptu masë ma t’randë se ky n’Kosovë. Nuk ka veting që ta hjek tutën, po as që ta shton dozën e patriotizmit!”, shkroi Basha.

    Ish-polici serb ia akuzuar për sulm terrorit, Dejan Pantiq është liruar sot nga paraburgimi.

    Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale ia ka ndryshuar masën e paraburgimit në arrest shtëpiak. Këtë e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark