Basha: Komunikim me deputetët e partive të tjera për bashkëpunim ka çdo ditë, nuk është ilegale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha: Komunikim me deputetët e partive të tjera për bashkëpunim ka çdo ditë, nuk është ilegale

    Insajderi
    27 May 2025 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të 22-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet plotësisht, pasi as në seancën e sotme nuk u siguruan votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, shkruan Insajderi.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, tha se komunikime me deputetët e partive të tjera për bashkëpunim ka çdo ditë.

    Sipas tij , kjo gjë nuk është ilegale.

    “Janë të paarsyeshëm dhe absurde të mbajnë komplet shtetin pezull partitë opozitare. Ne kemi ofruara alternativat tona. Kanë refuzuar. Kur shantazhohet dikush duhet të denoncohet në prokurori. Nuk e di për çka po flet. Na kemi dërguar edhe letër komplet partisë. Nëse ka diskutime me deputetë është normale. Komunikimet mes deputetëve ndodhin gjatë gjithë kohës. Kjo nuk është ilegale”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark