"Basha më tha mos shko në prokurori, i fika telefonin", anëtari i Kryesisë së PD-së flet për financimin e kësaj partie nga Rusia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Basha më tha mos shko në prokurori, i fika telefonin”, anëtari i Kryesisë së PD-së flet për financimin e kësaj partie nga Rusia

    Insajderi
    16 September 2022 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Kryesisë së PD-së, Arben Ristani, teksa ka folur për financimin e PD-së nga Rusia, është shprehur se para disa kohësh, Lulzim Basha refuzoi të shkonte në prokurori, kur u thirr për këtë çështje.

    Në një intervistë për Euronews Albania, Ristani tha se edhe ai fillimisht u ndalua nga ish-kryetari i PD-së të shkonte herën e parë në prokurori, por herën e dytë i ka fikur telefonin Bashës.

    “Basha nuk ka dashur të paraqitet në prokurori, e madje herën e parë nuk u paraqita as unë me kërkesën e tij, por bëra një veprim tjetër. Herën e dytë i mbylla telefonin Bashës dhe u paraqita në Prokurori sepse isha me të drejtën time. Më pas shkoi ai,”- nënvizoi ai.

    Sipas tij, e çuditshme është mënyra se si ka vepruar prokuroria,  pasi ndërprenë akuzën për pastrim parash.

    “Ajo që është e çuditshme në mënyrën se si ka vepruar prokuroria, pasi akuzën për pastrim parash, ata e ndërprenë dhe ngritën një akuzë që dihej se nuk do të qëndronte dhe ashtu ndodhi. Akuza për falsifikim u rrëzua nga Gjykata. Kishte të dhëna që duheshin hetuar”- theksoi ai.

    Ndër të tjera Ristani theksoi: “Për ne ka qenë e pabesueshme që vetë Basha të kishte marrë para nga burimet ruse. Unë nuk besoj se paratë janë ruse, unë besoj se janë para të zeza që në Shqipëri ka”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark