Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka akuzuar ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier se deklarimi i tij i sotëm “i përshtatet Serbisë e asnjëherë Kosovës”.
Hovenier sot përçoi mesazh që “të mos urinoni para derës së klubit ku doni të hyni” referuar Kosovës në synimin e saj për anëtarësim në BE, NATO dhe struktura euroatlantike.
Për këtë, Basha ka thënë se një deklaratë e tillë i përshtatet Serbisë, sepse nuk respekton asnjë vlerë demokratike.
“I përshtatet Serbisë, asnjëherë Kosovës. Serbia është ai shtet që nuk respekton asnjë vlerë demokratike, është shtet autokrat që vazhdon me qenë faktori kryesor destabilizues në rajon”, ka thënë Basha në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.