
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ka shpërndarë në Facebook pikat e programit të prezantuar në 1 qershor për rendin dhe sigurinë kombëtare.
Ai ka thënë se angazhimet e tij kryesore do jenë krijimi i Xhandarmërisë Kombëtare e cila do ketë në fokus luftën kundër krimit dhe disa funksione të tjera.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Përkushtimi ynë është një Shqipëri e fortë, që garanton rend dhe siguri brenda kufijve të vet dhe projekton forcë dhe gatishmëri për të mbrojtur vlerat e demokracisë dhe interesit tonë kombëtar në rajon e kudo ku NATO të ketë nevojë.
Në funksion të rendit, sigurisë, mbrojtjes së jetës, pronës dhe shëndetit të qytetarëve do të mundësojmë:
* luftën kundër krimit;
* ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike;
* ndërhyrjen në operacionet kundër Akteve Terroriste;
* angazhimin në rastet e Emergjencave Natyrore;
* mbështetjen e Forcave të Armatosura në raste të operacioneve ushtarake.
Në funksion të Sigurisë Kombëtare: