Basha: Telenovelën po e shkaktojnë ata ‘të tjerët’, nuk jemi këtu për t’ua plotësuar dëshirat se cilin kandidat duan ata - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha: Telenovelën po e shkaktojnë ata ‘të tjerët’, nuk jemi këtu për t’ua plotësuar dëshirat se cilin kandidat duan ata

    Insajderi
    23 April 2025 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha,a thëne se kandidatja mbetet e njëjta, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.

    Ai deklaroi se telenovela po shkaktohet nga të tjerët duke thënë se bllokada po shkaktohet nga refuzimi i tyre për të votuar.

    “Përzgjedhja e Kryesisë së Kuvendit përbëhet nga tre subjektet më të mëdha politike në vend, që nënkupton LVV, PDK dhe LDK. Kështu që Kushtetuta ia bart përgjegjësinë këtyre tri partive politike për ta konstituar Kuvendin dhe Kryesinë. Pra, bie si obligim mbi tri partitë që të zgjedhin Kryesinë e Kuvendit, dhe ata duhet të votojnë për ta konstituar.”

    “Jo, është e njëjta (Albulena Haxhiu)… Telenovelën po e shkaktojnë ata të tjerët. Nuk mund të na akuzojnë neve, sepse ne e kemi propozuar kandidatin dhe kemi ngritur dorën për ta votuar. Ata po refuzojnë. Kryesia e Kuvendit përbëhet nga tri partitë më të mëdha dhe Kushtetuta e thotë qartë… Nëse dikush duhet të akuzohet për bllokadë, janë ata që po refuzojnë të votojnë. Nuk jemi këtu për t’ua plotësuar dëshirat se cilin kandidat duan ata”, ka shtuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark