Basha s'ka çka thotë tjetër përpos ofendime ndaj mediave, ndërsa ikën nga ballafaqimi me ta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha s’ka çka thotë tjetër përpos ofendime ndaj mediave, ndërsa ikën nga ballafaqimi me ta

    Insajderi
    28 August 2025 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dimal Basha, në konferencën sqaruese lidhur me shkrimin skandaloz kundër UÇK-së, ka vazhduar të mohojë autorësinë e tij në pjesën e shkrimit ku ofendohen rëndë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Edhe gjatë paraqitjes për media, ai i ofendoi gazetarët duke i quajtur “pseudogazetarë”, ndërsa në fund të adresimit u largua pa qenë i gatshëm të ballafaqohet me pyetjet e tyre.

    Shkrimet e publikuara një ditë më parë, Basha i cilësoi si shpifje.

    “Prej 6 vitesh, portalet dhe të ashtuquajtur gazetarë nuk kanë ndaluar së më ofenduari në mënyrat më të ulëta, duke përdorur edhe burime nga gazeta të Beogradit. Mos harroni se keni të njëjtat burime që kanë lobuar për ndarjen e Kosovës dhe për Listën Serbe”, tha ai.

    Për shkrimin skandaloz, ai pati të njëjtin sqarim si një ditë më parë përmes rrjeteve sociale.

    Basha vazhdon të këmbëngulë se nuk ka shkruar asnjëherë në jetën e tij kundër vlerave të UÇK-së.

    “Kurrë në jetën time nuk është shkruar dhe nuk do të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë, dhe distancohem nga të gjithë ata që kanë shkruar kundër kësaj vlere,” tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark