Një bashkëatëdhetar ka larguar fotografinë e presidentit historik Ibrahim Rugova nga holli i ndërtesë së Kuvendit të Kosovës.
Insajderi merr vesh se pas këtij veprimi ka ndërhyrë sigurimi i Kuvendit.
Nërkohë ka reaguar edhe kryeparlamentari Veseli duke e dënuar këtë incident.
“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kujdesen për sigurinë në Kuvend, kanë reaguar menjëherë dhe pas kryerjes së hetimeve të nevojshme, fotografia e ish-presidentit Rugova është kthyer në vendin e saj”, thuhet në reagimin e kryeparlamentarit.
“Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i hapur për vizita nga të gjithë bashkatdhetarët tanë, por kërkon nga të gjithë vizitorët që gjatë qëndrimit në mjediset e Kuvendit, të respektojnë normat e sjelljes”, shkruan më tej në komunikatë.
Ai këtë veprim e ka bërë në kuadër të vizitës në Kuvendin e Kosovës i cili për dy ditë radhazi i ka hapur dyert për diasporën. /Insajderi.com