Bashkë me Goron edhe një person tjetër në burg, tre zyrtarë në arrest shtëpie - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Bashkë me Goron edhe një person tjetër në burg, tre zyrtarë në arrest shtëpie

    Insajderi
    23 March 2024 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës Jorgo Goro, është vënë në pranga ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pasi akuzohet për tjetërsim prone.

    Sipas SPAK Goro në Bashkëpunim me Jerasimo Bashin i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Himarë, pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

    Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës (shtetasve të tjerë nën hetim Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka, kanë tjetërsuar një pjesë toke në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të.

    Vlen të theksohet se hetimi ka nisur fill pas kallëzimit penal të Fredi Belerit kundrejt Jorgo Goros për këtë çështje. Kallëzim Penal në SPAK ku më pas nisën hetimet për dosjen e pronave me ish ministren Xhacka. Hetime që nxorën në pah skandalin e tjetërsimit të një prone në bregdet me vulën e bashkisë Himarë ku përfitues ishte bashkëshorti i ministres, Artan Gaçi.

    Emrat e personave të arrestuar mbrëmjen e sotme nga SPAK janë:

    Jorgo Goro– Kryetar në detyrë i Bashkisë së Himarës (arrest me burg)

    Jerasimo Bashi– ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Himarë (Arrest shtëpie)

    Vezir Gjikoka-Ish-kreu i Kadastrës (Arrest shtëpie)

    Stavri Mhilli– Përfituesi, akuzohet për fallsifikim (arrest me burg)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark